LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit erdhën për të shuar zjarrin, por shumë u befasuan – gjëja më e çmendur sapo ka ndodhur në New York

Zjarrfikësit erdhën për të shuar zjarrin, por shumë u befasuan  – gjëja më e çmendur sapo ka ndodhur në New York

I riu Kieran Murray nga New Yorku publikoi një video që është parë shtatë milionë herë dhe ka marrë mijëra komente.

Ai ka përshkruar momentin kur ka vënë re një “zjarr” në një banesë aty pranë dhe ka lajmëruar zjarrfikësin. Megjithatë, një kthesë e madhe ndodhi.


Në fillim të videos 25 sekondëshe, djali shpjegon se nga dritarja ka parë “flakë në banesë”. Pamjet e mëposhtme tregojnë veturat e zjarrfikësve duke arritur në vendin e ngjarjes.

“Gjëja më e çmendur sapo ka ndodhur”, tha Murray dhe më pas shpjegoi se ekipi i specializuar në apartament mori një befasi.

Sapo kanë hyrë brenda, zjarrfikësit kanë kuptuar se para tyre kishin një televizor të madh, në të cilin po luhej video e djegies së pemës së Krishtlindjes!

Videoja përfundon me një shprehje konfuze në fytyrën e të riut njujorkez, i cili u mbështet nga shumë përdorues.

“Do të kisha bërë të njëjtën gjë, më dukej shumë realiste”, “Bëre gjënë e duhur. Më mirë të telefononi zjarrfikësin, qoftë edhe gabimisht, sesa ta shpërfillni dhe të rrezikoni”, lexojnë disa nga komentet. /Telegrafi/

@kieranknightley What would you have done? #fire #firefighter #nycfire #fdny ♬ original sound – Kieran Murray