LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Nuk kam nevojë për sulmues

Zidane: Nuk kam nevojë për sulmues

Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Madrilenët fituan me vështirësi kundër skuadrës arabe të Al Jaziras me rezultat 2-1.


Pas takimit ka folur trajneri Zinedine Zidane, i cili u pyet ndër të tjerash nëse Los Blancos kanë nevojë për të blerë një sulmues.

Ronaldo dhe Bale e dërgojnë Realin në finalen e botërorit për klube (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Bale e dërgojnë Realin në finalen e botërorit për klube (Foto/Video)

Ai pohoi se “mbretërit” nuk kanë nevojë për një sulmues pasi që Karim Benzema po i kryen detyrat e dhëna prej tij.

“Ai ka qenë shumë i mirë dhe nuk do të kërkojë një sulmues. Ai mund të thotë se ka bërë një lojë të mirë, djemtë kanë krijuar shanse dhe nuk jam i zhgënjyer me të sepse nuk ka shënuar. Duhet të mendojmë për rikuperimin, me ndihmën e gjithëve”, tha Zidane.

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin sa i përket golave të shënuara në kampionatin botëror për klube.

Ronaldo thyen një tjetër rekord, lë pas Messin dhe Suarezin
Lexo po ashtu Ronaldo thyen një tjetër rekord, lë pas Messin dhe Suarezin

Portugezi deri më tani në karrierë ka shënuar gjashtë gola në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Ndryshe, 32-vjeçari mund të realizoj sërish në këtë garë pasi që të shtunën do të shfaqet në finalen e Real Madridit kundër Gremios. /Telegrafi/