LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Nuk e di a do të qëndrojë të Reali

Zidane: Nuk e di a do të qëndrojë të Reali
Real Madrid's new coach Zinedine Zidane leaves after a news conference at Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, January 5, 2016. REUTERS/Juan Medina

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka analizuar klubin spanjoll, si edhe ka befasuar me deklaratat e tij.

I pyetur për të ardhmen e tij si trajner i Real Madridit, Zizu u përgjigjet se nuk e di.


“Nuk e di çfarë do të ndodhë dhe nuk e di nëse në përfundim të sezonit do të jem ende trajner i Realit”.

Edhe pse në Ligën e Kampionëve ka siguruar kualifikimin e qetë kundër Romës, përsëri presidenti i Realit, Florentino Perez nuk gjen paqe, ndaj dhe e ardhmja e trajnerit francez mbetet në dyshim.

“Blerjet në verë? Unë nuk kam idenë nëse do të qëndroj pas mbylljes së sezonit. Si mund të di planet e drejtuesve të Realit se çfarë kanë në mend të afrojnë”.

Zidane në fund të konferencës, preferon të evitojë aludimet mediatike ndaj dhe i thur elozhe lojtarëve që kanë zbritur pak minuta në fushë.

“Jam i kënaqur me formën e Casemiros dhe paraqitjen e Danilos. Mendoj se meritojnë të aktivizohen më shumë. Për sa i përket portës, jam i lumtur me portierët që zotëroj, ndaj dhe nuk mendoj për asnjë emër tjetër”, ka nënvizuar Zidane.