LAJMI I FUNDIT:

Zidane merr përgjegjësinë pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Shakhtari

Zidane merr përgjegjësinë pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Shakhtari

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë përgjegjësinë për humbjen e ekipit të tij me rezultat 2-3 në shtëpi nga Shakhtar Donetsk.

Kampionët e Ukrainës mbërritën në Madrid pa 13 lojtarë të ekipit të parë pasi në klub ka plot 19 anëtar me Covid-19, por kjo nuk i pengoi të marrin një fitore të madhe.


Shakhtari befasoi të gjithë në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultat 0-3, ndërsa në pjesë të dytë pranuan dy gola, por fituan në fund 2-3.

Real Madridi befasohet në shtëpi, mposhtet nga Shakhtari
Lexo po ashtu Real Madridi befasohet në shtëpi, mposhtet nga Shakhtari

Kjo humbje e Real Madridit vjen pas një tjetër humbje tronditëse 1-0 në shtëpi nga ekipi i sapo promovuar Cadiz në La Liga të shtunën dhe Zidane ka marrë përgjegjësinë pas këtij turpërimi.

“Unë nuk e pashë ekipin ashtu siç doja dhe kur nuk e sheh ekipin ashtu si dëshiron, faji është i yti”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Është një lojë e keqe, një natë e keqe. Unë jam trajneri dhe më takon mua të gjej zgjidhjen”.

“Ne e meritojmë kritikën, të gjithë, unë i pari. Për fat të mirë ne patëm një reagim në pjesën e dytë sepse ata nuk e meritojnë atë, ata janë kampionë dhe kjo më shqetëson”.

Real Madrid 2-3 Shakhtar Donetsk, notat e lojtarëve – Dështon Varane
Lexo po ashtu Real Madrid 2-3 Shakhtar Donetsk, notat e lojtarëve – Dështon Varane

“Unë jam përgjegjës dhe duhet të kërkoj zgjidhje sepse kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi francezi.

Legjenda e klubit Zidane fitoi Ligën e Kampionëve në secilin nga tre sezonet e tij të para në krye të Realit, por vendimi i tij për të pushuar lojtarët për El Clasicon e së shtunës kundër Barcelonës ishte një lajthitje e rrallë dhe e madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori