LAJMI I FUNDIT:

Zidane kërkon rikthimin e Kovacicit te Reali

Zidane kërkon rikthimin e Kovacicit te Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm ta shesë gjatë verës, Luka Modricin.

Kroati përpara se të fitonte Topin e Artë në dhjetor, ishte në bisedime me Interin pasi bë nënkampion me kroatët në Kupën e Botës, por një gjë të tillë e parandaloi presidenti i Los Blancos.

Megjithatë, mendimi tani ka ndryshuar, sipas drejtorit kryesor Okdiario Eduardo Inda.

Ai tha në El Chiringuito “Modric ka rinovuar deri në vitin 2021 si një mënyrë mbrojtjeje, por Real Madrid nuk përjashton që ta largon nëse e kërkojnë në fund të sezonit”.

“Në këtë rast, lojtari që kërkohet nga (Zinedine) Zidane për të zëvendësuar Modricin është (Mateo) Kovacic”, tha më tutje ai.

Ndryshe, Kovacic aktualisht është në formë huazimi te skuadra angleze e Chelseat, e cila dënuar së fundi me mos transferime për dy afate kalimtare. /Telegrafi/