LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Fitore e vështirë, por ende asgjë nuk është mbyllur

Zidane: Fitore e vështirë, por ende asgjë nuk është mbyllur

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane,  ka folur në konferencë për media pas fitores 1-0 kundër Atalantas.

Francezi i dha merita Atalantas për lojën e zhvilluar, duke thënë se gjetja e golit dhe fitorja në këtë ndeshje ishte e rëndësishme.

“Nuk e di nëse e kuqja ishte e tepërt, i takon gjyqtarit të marrë vendimet. Ne nuk kemi luajtur mirë, por e rëndësishme është rezultati. Megjithatë, kemi ende ndeshjen e dytë. Fizikisht ata janë shumë të fortë, mbrojnë shumë mirë. Nuk gjetëm hapësira, shënuam vetëm në fund. Për ne, megjithatë, është shumë e rëndësishme ta kemi gjetur golin”.

Ai thotë se aksioni i golit vjen nga stërvitjet dhe është provuar edhe më herët.

“Ishte një lojë e provuar në stërvitje, ne e provuam atë me një tjetër lojtar. Por ai e gjeti golin. Kur i duhet të gjuajë fort, ai (Mendy) mund të godasë edhe me këmbën e djathtë, ndërsa me lëmbën e majtë është më preciz”, ka thënë Zidane.

Sipas trajnerit francez, ka edhe një ndeshje dhe gjithçka mbetet e hapur.

“Tani ka një ndeshje kthyese, gjithçka është akoma e hapur. Ne do të duhet të luajmë mirë në ndeshjen e dytë”, nënvizoi Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori