LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Bale do të jetë gjithmonë i rëndësishëm për Realin

Zidane: Bale do të jetë gjithmonë i rëndësishëm për Realin

Zinedine Zidane ka konfirmuar edhe njëherë se Gareth Bale mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të ekipit spanjoll.

Uellsiani startoi në stol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain dhe në ndeshjen e mesjavës ndaj Leganes.


Sidoqoftë, trajneri i Real Madridit mohon të ketë ndonjë problem me lojtarin dhe se pret që lojtari të shërohet plotësisht.

”Ai gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për ekipin dhe është në proces për t’u kthyer në drejtimin e duhur. Një lojtarë mund të qëndroje jashtë, por ai nuk është i vetmi dhe këtu mendoj për të gjithë grupin,” u shpreh Zidane përpara ndeshjes ndaj Alaves.

Gareth Bale  (Getty Images)

”Gjëja e rëndësishme është që kur të stërviten të jenë të fokusuar. Dua që ai të jetë në 100 për qind në formë dhe nuk dua ta humbas sërish”, tha francezi.

Bale nuk u shfaq i lumtur për faktin që qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Leganes dhe Ceballos poashtu u duk i acaruar kur u dërgua në fushën e lojës vetëm 29 sekonda përpara fundit.

Real Madridi deri më tani ka pasur një sezon zhgënjyes dhe dyshimet vazhdojnë të mbeten në ajër nëse skuadra mund të eliminojë PSG-në në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 6 mars në Parc des Princes.

Ndryshe, takimi i parë i zhvilluar mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në dobi të madrilenëve me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori