LAJMI I FUNDIT:

Zidane i acaruar me lojtarët e Real Madridit: Nuk treguam asgjë ndaj PSG-së

Zidane i acaruar me lojtarët e Real Madridit: Nuk treguam asgjë ndaj PSG-së

Zinedine Zidane është deklaruar për humbjen 3-0 të Real Madridi ndaj Paris Saint-Germianit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez tentoi të ngushëllohej me dy golat e shënuar, por që iu anuluan nga gjyqtari i ndeshjes, Anthony Taylor.


“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por kjo është pak. Ne nuk e kryem detyrën”, ka thënë Zidane.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë humbjen tonë, pasi ne duhej të luftonim më shumë për topin dhe të bënim më shumë presion”.

PSG-ja fiton me rezultat bindës ndaj Real Madridit në startin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu PSG-ja fiton me rezultat bindës ndaj Real Madridit në startin e Ligës së Kampionëve

“Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbur shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat. Nuk arritëm të bënim asgjë ndaj tyre”, ka shtuar më tej trajneri francez.

Kjo formë e dobët e skuadrës spanjolle mund t’i shkaktojë shumë probleme Zidanes, shkaku i shpenzimeve të bëra në verë për transferimet e lojtarëve dhe mund të shkarkohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori