LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova mund të ndalet vetëm me karton të kuq kur është në formën më të mirë, kundërshtari u detyrua ta godas me shqelm

Zhegrova mund të ndalet vetëm me karton të kuq kur është në formën më të mirë, kundërshtari u detyrua ta godas me shqelm

Sulmuesi i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova ka treguar edhe një herë se është njëri nga lojtarët më të vështirë për t’u ndaluar në pozicionet një kundër një, pasi së fundmi detyroi një kundërshtar të ndëshkohet me karton të kuq.

Lille shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Slovan Bratislavas në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Konferencës.


Në këtë ndeshje për rreth dhjetë minuta luajti edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të në vend të Adam Ounsa, por ndikimi i tij u vërejt menjëherë.

Lovat u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes ndaj Zhegrovës

Përveç se asistoi te goli i fitores në minutën e 82-të, djaloshi prishtinas detyroi anësorin e sllovakëve, Lucas Lovat, të ndëshkohet me të kuq në minutën e 84-të.

Sulmuesi i Kosovës mori një top në krahun e djathtë dhe pasi tentoi të depërtoj, Lovat humbi toruan duke e tëhequr fortë për fanelle, por edhe duke e goditur disa herë me shkelm.

Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari nuk pati asnjë dyshim duke e ndëshkuar direkt me karton të kuq lojtarin, i cili u befasua me vendimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori