LAJMI I FUNDIT:

Zhang këmbëngul për të mbajtur Interin edhe përkundër borxheve

Zhang këmbëngul për të mbajtur Interin edhe përkundër borxheve

Presidenti Steven Zhang nuk ka ndërmend të shesë Interin dhe po punon për rifinancimin e borxhit tashmë famëkeq me fondin amerikan Oaktree.

Mediumi Gazzetta dello Sport ka detajuar se si presidenti Zhang përsëriti dëshirën e tij për të mbajtur kontrollin e klubit gjatë mbledhjes më të fundit të aksionarëve, duke besuar në të ardhmen e projektit dhe planet e stadiumit të ri.


Çështja kryesore e Zhang është shlyerja e kredisë për Oaktree, e cila kushton rreth 325 milionë euro dhe duhet të përfundojë deri më 20 maj 2024. Presidenti i Interit dëshiron të rifinancojë kredinë dhe është i hapur për të përfshirë një fond të ri si aksionar minoritar.

Zilliacus i lumtur që Sheikh Jassim u tërhoq nga Man Utd, i kërkon t’i bashkojnë forcat për blerjen e Interit
Lexo po ashtu Zilliacus i lumtur që Sheikh Jassim u tërhoq nga Man Utd, i kërkon t’i bashkojnë forcat për blerjen e Interit

Asnjë kujdes i duhur nuk është kryer nga ndonjë blerës potencial dhe Zhang është ende duke u përpjekur të shmangë shitjen e Nerazzurrëve.

Javët e fundit, ai është marrë me situatën delikate financiare të Suning Group pas vendimit të qeverisë kineze për të ndarë 650 milionë euro për kompaninë për të ndihmuar krizën e tyre të likuiditetit.

Presidenti i Interit, Zhang në bisedime me dy fonde amerikane për një kredi të re
Lexo po ashtu Presidenti i Interit, Zhang në bisedime me dy fonde amerikane për një kredi të re

Zhang shpreson të rifinancojë kredinë e Oaktree dhe të ulë normat e interesit, të cilat aktualisht qëndrojnë në 12 për qind.

Qëllimi është që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024 dhe bisedimet aktualisht janë duke vazhduar me të paktën dy fonde kreditore amerikane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori