LAJMI I FUNDIT:

Zhaklin Lekatari flet pas audio-incizimit: Nuk më ka shantazhuar askush, kam përdorur termin e gabuar

Zhaklin Lekatari flet pas audio-incizimit: Nuk më ka shantazhuar askush, kam përdorur termin e gabuar

Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas një audio-incizimi që është bërë viral në rrjetet sociale.

Në të është publikuar një bisedë e gazetares, ku thotë se bashkëshorti i Olta Gixharit do që ta shantazojë dhe që ta blejë me para.


Meqë videoja u bë virale, ajo ka postuar një video në Instagram, me anë të të cilës ka treguar se si qëndron e vërteta.

Foto: Screenshot/Instagram

Lekatari thekson se ka përdorur termin e gabuar për shkak të presionit si dhe vë në pah se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Publikohet një audio-incizim ku Zhaklin Lekatari thotë se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit?
Lexo po ashtu Publikohet një audio-incizim ku Zhaklin Lekatari thotë se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit?

Postimi i plotë i Zhaklin Lekatarit:

“Përshëndetje të gjithëve. Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj se është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’iu dhënë përgjigje të gjithë juve. Atëherë. Po është e vërtetë. Burri i Oltës nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët ka dashur të takohet me mua. Dhe gjëja e parë që kam vendosur të bëj është të kontaktoj produksionin dhe t’ia tregoj këtë fakt produksionit i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar e as me të tjerë. Për shkak të presionit të madh dhe për shkak të trysnisë së madhe unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që nuk më ka shantazhuar sepse unë nuk e kam takuar kurrë, por ka dashur të më kontaktojë. Ajo që dua unë të them është që ne si opinionistë nuk jemi brenda në shtëpi dhe nuk jemi të përfshirë në ngjarjet në shtëpi dhe mundohemi sa më objektivë sa më tolerantë siç e thashë dhe në puntatën e kaluar.

Për mua të gjithë banorët janë njësoj sepse nuk kam debate të përditshme me ata ose përjetime të përditshme, unë do të vazhdoj të jem tolerante dhe të shpërndaj këtë frymën e tolerancës që kam bërë deri më tani dhe të vë në dukje kur banorët gabojnë dhe t’i ngre kur kanë sjellje të mira. Ju lutem mos fryni dhe mos zmadhoni diçka që nuk është e vërtetë.

Askush nuk ka tentuar të më shantazoj. Nëse dikush do kishte tentuar të më shantazhonte jeni të sigurt që e kisha thënë apo drejtuar në organet e rendit. Faleminderit. /Telegrafi/