LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Shqipëri, pas Vorës, PS fiton edhe Bashkinë e Rrogozhinës

Zgjedhjet në Shqipëri, pas Vorës, PS fiton edhe Bashkinë e Rrogozhinës

Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor në Shqipëri.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Memolla mori 5,438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga Partia Demokratike, me 1,966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, me 1,550 vota.


Rrogozhina bëhet bashkia e dytë që PS fitojnë në këto zgjedhje, pas Vorës.

Në Vorë, aty ku u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike, Blerim Shera fitoi me 69% të votave, ndërkohë që i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana me 24%. PD mori vetëm 687 vota.

PS në Shqipëri fiton Bashkinë e Vorës
Lexo po ashtu PS në Shqipëri fiton Bashkinë e Vorës

Procesi i numërimit vazhdon në 4 bashkitë e tjera ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme.

Sipas të dhënave të KQZ-së të përditësuara per herë të fundit në orën 7:30, në Shkodër, ku janë numëruar rreth gjysma e kutive të votimit, udhëheq Bardh Spahiu i “Shtëpisë së Lirisë” me rreth 2,000 vota më shumë se kanditatja e PS-së, Majlinda Angoni.

Në Bashkinë e Durrësit, udhëheq kandidatja socialiste Emirjana Sako me 20,755 vota, ndërkohë që në vend të dytë është Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” me 10,379 vota. Luan Hoti i PD-së renditet i treti me vetëm 4,784  vota.

Në Dibër, Rrahim Spahiu nga PS me 7,556 vota është shkëputur ndjeshëm rivalit të “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi që deri tani ka 2,310 vota.

Ndërkohë, numërimi është pothuajse i mbyllur dhe në Lushnje. Kur kanë mbetur dhe edhe pak kuti për të numëruar, kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa është në vend të parë me 16,395 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 9,014 vota. Ndërsa kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3,043 vota, vjen në vend të tretë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori