LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e parë e Piolit për të zëvendësuar Rafael Leaon në ndeshjen Milan-Inter

Zgjedhja e parë e Piolit për të zëvendësuar  Rafael Leaon në ndeshjen Milan-Inter

Ylli i Milanit, Rafael Leao nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe sipas La Gazzetta, Alexis Saelemaekers është favorit për të zëvendësuar yllin portugez të mërkurën.

Ai pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 2-0 të Milanit ndaj Lazios të shtunën dhe kuqezinjtë konfirmuan lëndimin për yllin portugez të dielën.


Sipas të gjitha gazetave sportive italiane, kjo do të thotë se Leao nuk pritet të jetë në dispozicion kur Diavoli të takohet me rivalët e tyre të qytetit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Leao shqetëson tifozët, lëndohet ndaj Lazios vetëm katër ditë para ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Leao shqetëson tifozët, lëndohet ndaj Lazios vetëm katër ditë para ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve

23-vjeçari ‘nuk ndjen dhimbje’ raporton se stafi mjekësor dhe Milani është i bindur se Leao do të rikthehet për ndeshjen vendimtare kundër Nerazzurrëve javën e ardhshme.

Ylli portugez iu nënshtrua trajtimit të hënën dhe nuk u stërvit në Milanello, raporton Football Italia.

Leao dha një përditësim të ri për lëndimin e tij të hënën, duke thënë se ai ‘do të kthehet së shpejti’.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Saelemaekers ka të ngjarë të zëvendësojë Leaon kundër Interit.

Saelemaekers zëvendësoi Leaon kundër Lazios të shtunën. Belgu ka katër gola në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë dy në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori