LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thuhet se është në bisedime për t’u paraqitur në “Oscars” këtë fundjavë

Zelensky thuhet se është në bisedime për t’u paraqitur në “Oscars” këtë fundjavë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë në bisedime me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, për të mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë të së dielës.

Zelensky, vetë një ish-aktor, mund të shfaqet shkurtimisht në “Oscars” – qoftë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë ose përmes një mesazhi të regjistruar, sipas New York Post.


Megjithatë, burimet janë të shqetësuara për politizimin e çmimeve “Oscars”, duke pasur parasysh luftën aktuale që po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan DailyMail.

Kanali ABC që do të transmetojë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Akademisë, kuptohet se është në mbështetje të Zelenskyt për të mbajtur një fjalim të shkurtër.

Gjatë karrierës së tij si aktor, Zelensky luajti në serialin “Servant Of The People”, ku luajti rolin e një mësuesi historie i cili zgjidhet pa dashje si president, pasi një video e personazhit të tij duke bërë zhurmë kundër korrupsionit u bë virale.

Rita Ora duket atraktive me fustan lëkure, e shoqëruar nga i dashuri i saj në para-ndejën e "Oscars 2022"
Lexo po ashtu Rita Ora duket atraktive me fustan lëkure, e shoqëruar nga i dashuri i saj në para-ndejën e "Oscars 2022"

Lajmi për paraqitjen e mundshme të liderit 44-vjeçar në mbrëmjen e çmimeve të Akademisë vjen një javë pasi bashkë-prezantuesja e “Oscars”, Amy Schumer deklaroi se “nuk ka frikë të shkojë atje” kur bëhet fjalë për trajtimin e luftës tragjike në Academy Awards të këtij viti.

Ajo i tha Drew Barrymore në emisionin e saj të bisedave gjatë ditës se ajo në të vërtetë ‘i parashtroi’ ekipit që prodhoi transmetimin televiziv idenë për të pasur Zelenskyn ‘në një lidhje të drejtpërdrejt ose për të bërë një video-regjistrim’.

Sondazh | Kush e fiton sivjet çmimin "Oscar" si 'Filmi më i mirë i vitit'?
Lexo po ashtu Sondazh | Kush e fiton sivjet çmimin "Oscar" si 'Filmi më i mirë i vitit'?

Ylli 40-vjeçar i komedisë do të drejtojë ceremoninë e 94-të vjetore të Academy Awards të dielën, më 27 mars, së bashku me Regina Hall dhe Wanda Sykes.

Në fillim të kësaj jave, Zelensky lavdëroi aktoren Mila Kunis dhe partnerin e saj Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Besohet se Kunis do të bëjë gjithashtu një deklaratë gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve.

Zelensky pati një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën për të diskutuar punën e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38 vjeçe, e cila ka lindur në Chernivtsi, Ukrainë, nisën grumbullimin e një fondi në GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb.

Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën dhe Airbnb po u siguron atyre strehim falas dhe afatshkurtër. /Telegrafi/