LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i Real Madridit për Courtois dhe Militao përpara rikthimit të shumëpritur

Zbulohet plani i Real Madridit për Courtois dhe Militao përpara rikthimit të shumëpritur

Real Madridi ka planifikuar ndeshje miqësore gjatë pushimit ndërkombëtar për të testuar aftësinë e portierit Thibaut Courtois dhe mbrojtësit Eder Militao.

Carlo Ancelotti dhe stafi i tij mjekësor i duan të dy yjet e tyre në prill, por pa rrezikuar.


“Ata kanë filluar të punojnë me ekipin këtë javë, ne do të përfitojmë nga kjo pauzë për të bërë miqësore kundër ekipit të të rinjve”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Unë mendoj se ata do të jenë gati për ndeshjen e datës 31 mars (kundër Athletic Bilbao). Ne nuk do të rrezikojmë. Ata po bëjnë shumë mirë”, përfundoi ai.

Courtois pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në stërvitje pak para fillimit të sezonit, duke bërë që Real Madridi të sjellë Kepa Arrizabalaga në huazim nga Chelsea si mbulim.

Militao, ndërkohë, grisi (ACL) në gjurin e tij të majtë në ndeshjen hapëse të sezonit dhe nuk ka luajtur që atëherë. Ishte menduar se të dy mund të mos kthehen këtë sezon.

Belgu dhe braziliani ka të ngjarë të jenë të disponueshëm për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, ndeshja në shtëpi e të cila do të zhvillohet më 9/10 prill dhe ndeshja jashtë vendit një javë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori