LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i Pintus për finalen e Ligës së Kampionëve

Zbulohet plani i Pintus për finalen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi është duke planifikuar një gjë të madhe për Ligën e Kampionëve që zhvillohet më 1 qershor në Wembley .

Të gjitha përpjekjet synojnë që kampioni i La Ligës të jetë në kushte sa më të mira në duelin kundër Borussia Dortmundit.

Në këtë kuptim, ndeshjet e ligës, me titullin e fituar, janë teste të përkryera për planin stërvitor në Valdebebas. Shfaqja e dukshme e skuadrës kundër Alaves është shembulli më i mirë i mishërimit praktik të planit të Carlo Ancelottit dhe stafit të tij për një sezon që mund të jetë akoma shumë më pozitiv për bardhezinjtë.

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Lexo po ashtu “Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Por, Ancelotti nuk është i vetëm në këtë punë. Në krah të tij, Antonio Pintus, përgjegjës për gjendjen fizike, luan një rol themelor. Mes tyre ata kanë hartuar një agjendë që përfshin tri ditë pushime (nga e mërkura në të premte), një stërvitje të lehtë të shtunën para vizitës në La Ceramica, ndeshjen e së dielës kundër Submarino, një ditë tjetër pushim dhe kështu me radhë.

Për një javë, Pintus do të marrë përgjegjësinë për përgatitjen e skuadrës, për të cilën ka projektuar një mini parasezon që do të zhvillohet në Valdebebas, i kalitur me ndeshjen e fundit të ligës, më 25 maj kundër Real Betis.

Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Do të jenë ditë pune intensive në Valdebebas, në të cilat do të rikthehet seria e gjatë e vrapimit të vazhdueshëm, maskat e hipoksisë, rampat dhe orët në palestër. Objektivi është që të çojnë lojtarët e Madridit në Wembley në kulmin e formës së tyre të sezonit.

Tani për tani, bardhezinjtë po shijojnë një pushim të shkurtër tre-ditor. Por kini kujdes: të martën më 21 fillon sprinti i fundit i madh i sezonit, duke shikuar nga Wembley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e gatshme ta shesë

Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

Kombëtarja e Shqipërisë
Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

La Liga
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Kalo në kategori