LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet oferta e Chelseat për Marquinhos

Zbulohet oferta e Chelseat për Marquinhos

Chelsea dështoi me një ofertë të madhe për transferimin e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos, afatin e fundit kalimtar të verës.

Ndërsa Marquinhos ka konfirmuar se Chelsea bëri një përpjekje për të, madhësia e ofertës nuk është bërë e ditur deri më tani.


Megjithatë, tani është zbuluar edhe shifra e ofertës së klubit londinez për kapitenin e parë të PSG-së.

Leonardo flet për të ardhmen e Mbappes dhe Marquinhos
Lexo po ashtu Leonardo flet për të ardhmen e Mbappes dhe Marquinhos

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Chelsea ofroi 85 milionë euro për të bindur PSG-në të shesë brazilianin.

Por, Marquinhos u informua në atë kohë se ai nuk ishte në shitje dhe përpjekja nuk shkoi më tej.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është i afërt me Marquinhos, pasi e ka bërë kapiten te PSG kur ishte trajner në Paris. /Telegrafi/