LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen grupet për turneun e CS:GO – ESL Challenger Katowice

Zbulohen grupet për turneun e CS:GO – ESL Challenger Katowice
(Foto: HLTV)

ESL ka shpallur grupet për turneun ESL Challenger Katowice, i cili do të luhet në qytetin polak në datat 9-11 qershor.

Tetë skuadra do të luftojnë për grupin e çmimeve prej 100.000 dollarësh, si dhe një vend në sezonin e 18 të ESL Pro League.


Turneu do të ndahet në dy grupe me nga katër, duke luajtur në një format me dy eliminime për fazën e grupeve, ngjarja më pas do të kalojë në një grup me një eliminim për Play-Off.

Favoritët e këtij turneu janë ENCE me renditje në vendin e 11 –të në botë, dhe bëjnë pjesë në grupin A.

Më poshtë i gjeni skuadrat pjesëmarrëse të ndara në dy grupe:

Grupi A: ENCE, Virtus Pro, Party Astronauts, Bravado
Grupi B: forZe, paiN, ECSTATIC, 9z

/Telegrafi/