LAJMI I FUNDIT:

Ylli regjistron fitoren e katërt radhazi, mposht Istogun në Therandë

Ylli regjistron fitoren e katërt radhazi, mposht Istogun në Therandë

Golden Eagle Ylli vazhdon në formë të lartë, ku regjistroi fitoren e katërt radhazi. Therandasit kanë mundur Istogun me rezultat 53:89 (8:17, 18:27, 13:26, 14:19), në sfidën që u zhvillua në Therandë.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë bindshëm 8:17, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 26:44.


Ish-kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku nuk lejuan që istogasit të afrohen në rezultat, përkundrazi e ngritën dhe fituan 53:89.

Te Istogu, Mattheë Lang kishte 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Jalen Nesbitt me 22 pikë e 11 kërcime.

Istogu ka një fitore e tetë humbje, kurse Ylli pesë fitore e katër humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori