LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ylber Ramadani kalon te Velje BK

Zyrtare: Ylber Ramadani kalon te Velje BK
-->

Mesfushori Ylber Ramadani nuk do të jetë më pjesë e Partizanit pasi ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën daneze, Velje Boldklub.

Kjo gjë u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga faqja zyrtare e Partizanit.

Klubi konkretizon marrëveshjen e transferimit të Ylber Ramadanit te danezët e Velje BK. Ylber Ramadani, tashmë është zyrtarisht pjesë e danezëve të Velje BK, klub me të cilin ka nënshkruar edhe një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Mesfushori i cili sezonin e fundit dhuroj një paraqitje shumë pozitive me të kuqtë, falë marrëveshjes së arritur dhe firmosur mes dy klubeve do të vijojë aventurën e tij në kampionatin nordik. Gjithçka është mbyllur pozitivisht sipas të gjitha kushteve të firmosura në kontratë mes 2 klubeve.
Klubi falënderon Ylber Ramadanin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierë.