LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Milanit do të ndalen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prezantohet një trofe i Ligës së Kampionëve

Yjet e Milanit do të ndalen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prezantohet një trofe i Ligës së Kampionëve

Arbër Lepaja, kryetari i fansave të Milanit në Kosovë ka dhënë detaje interesante për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Lepaja, në “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se të shtunën nga mesdita, Milan do të zbarkojë në sheshin “Zahir Pajaziti” ku edhe do ta prezantojnë një trofe të “Chamions League”.


I pari i tifozëve të Milanit në Kosovë ka thënë se do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë fansat për të bërë foto me yjet e Milanit.

Ai ka thënë se klubi do të jetë rreth orës 12:00 në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të jenë prezentë nga ora 14:00-16:00

Zbarkimin në qendër të Prishtinës të rosonerëve, e ka konfirmuar edhe organizatori Agron Selimi, i cili ka thënë se një Kup të Kampionëve do ta prezantojë ndonjëri na yjet e Milan por nuk do të jetë Maldini.

Ardhjen në Kosovë të gjigantit italian e ka vlerësuar lartë edhe trajneri i futbollit Bilbil Sokoli. “Do të jetë një prezantim sportiv i karakterit revial, afirmativ dhe shumë sensibilizues i sportit në Kosovë”, ka thënë Sokoli.

Edhe Ismet Munishi thotë se ardhja e Milanit në Kosovë është ngjarje e madhe pasi sipas tij nuk ka klub më të madh që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë. Munishi ka thënë se sjellja e klubeve të tilla në Kosovë e ka një kosto, dhe tifozët nuk duhen ankuar për çmimet e biletave.

Prezantuesja Arbnora Ademi ka thënë se ardhja e Milanit në Kosovë për të është ngjarja më e madhe në futbollin e Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini nga ora 20:45, por gjatë ditës së shtunë do të ketë mbulim special. /Telegrafi/