Xuxi, një nga artistët më urban dhe eksperimental në Kosovë, do të jetë një prej katër trajnerëve të “The Voice”.
Në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” në Top Channel, ai ka theksuar se ndihet shumë i lumtur që i është besuar një prej katër karrigeve të kuqe.
“Besoj se do të kalojmë shumë bukur si panel. Me Albanin dhe Ronën jemi miq prej kohësh, me Besën njihem po ashtu. Konkurrentët do të jenë të rinj dhe jam i bindur që do të vrapojnë drejt Alban Skënderajt. Ka kohë që nuk kam qenë shumë produktiv, edhe pse dy muajt e fundit kam në duar shumë projekte, të cilat besoj se do t’i prezantoj për publikun shumë shpejt. Ndoshta deri atëherë do të bëhem dhe unë i famshëm, e kështu konkurrentët do të vijnë dhe tek unë”,- ka thënë duke qeshur Xuxi.
I pyetur se çfarë karakteristikash duhet të ketë sipas tij zëri më i mirë shqiptar, ai ka thënë:
“Sa kam qendruar në Britaninë e Madhe, kam ndjekur shumë “The Voice of Usa”, “The Voice of UK”, etj. Duke e njohur shumë mirë këtë format, por edhe duke marrë parasysh eksperiencën, mendoj se në grupin tim nuk do të jenë dhe nuk duhet të jenë vetëm ata që pëlqejnë apo këndojnë Rock. Kam dëshirë të kem dhe konkurrentë që këndojnë Pop apo Funk. Varet edhe çfarë konkurrentësh do ketë këtë vit, edhe pse për një gjë jam i sigurt: çdo vit konkurrentët kanë qenë më të mirë se viti paraardhës, çka më bën të mendoj se “The Voice of Albania” do të ketë këtë edicion zëra shumë të fortë”,- ka shtuar Xuxi.
Naim Bunjaku, i njohur me emrin artistik Xuxi, e ka nisur karrierën e tij artistike në vitet ‘80, si pjesëtar i grupit “Sahara”. Ndonëse kaloi shumë vite në emigracion, Xuxi nuk u shkëput kurrë nga muzika. Rikthimi i tij në Kosovë e bëri të fillojë menjëherë punën për albumin e tij të parë, që pati super hite. Një tjetër pasion i tij i vjetër është radio, ku ai punon si moderator, në një program të vetin. Bashkë me Alban Skënderajn, Rona Nishliun dhe Besa Kokëdhimën, ai do të përzgjedhë së shpejti zërat më të mirë shqiptarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës