LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi prezanton Pilot Technology për ngasje autonome

Xiaomi prezanton Pilot Technology për ngasje autonome

Xiaomi në mars të vitit 2021 zyrtarisht i është futur industrisë së veturave elektrike, dhe tani i ka destinuar 9.7 miliardë euro drejt zhvillimit të një marke krejtësisht të re të veturave, e cila tani po i kalon pengesat e shpejtësisë në rrugën drejt suksesit.

Pa u penguar nga këto ngjarje, Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi njoftoi mbi raportin e progresit të Xiaomi Pilot Technology, raporton ArenaEV.


Pilot Technology është zgjidhja e Xiaomi e zhvilluar plotësisht nga ta në lidhje me ngasjen autonome. Kompania ka dedikuar 487.7 milionë euro për krijimin e ekipit për R&D dhe për zhvillimin e asaj që ata e quajnë teknologjia e gjeneratës së ardhshme të vetë-ngasjes, transmeton Telegrafi.

Xiaomi ka rekrutuar mbi 500 specialistë nga e gjithë bota për ekipin e saj R&D, kompania ka përfunduar një sërë blerjesh dhe investimesh strategjike në mënyrë që të sigurojë qasje në teknologjinë dhe zhvillimet më të fundit.

Sipas Lei Jun, teknologjia autonome e Xiaomi përdorë një qasje të prodhuar nga vet ata, dhe progresi i bërë deri më tani i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Qasja e kompanisë drejt zgjidhjes së problemeve me këtë teknologji ishte shumë e thjeshtë dhe efektive – punëso talentin më të mirë dhe lërini të punojnë me burime të pakufizuara. Ky qëndrim padyshim se po shpërblehet. /Telegrafi/