LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Sterling do të zëvendësojë Messin dhe Ronaldon si lojtari më i mirë në botë

Xavi: Sterling do të zëvendësojë Messin dhe Ronaldon si lojtari më i mirë në botë

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling mund të zëvendësojë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si më i miri në botë.

Reprezentuesi anglez është zhvilluar shumë, nga një talent në lojtar të klasit botëror nën urdhrat e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola .


Sterling tashmë ka gjashtë gola këtë sezon dhe Xavi pret që ai të vazhdojë përparimin e lojës së tij dhe të bëhet më i miri.

“Messi dhe Ronaldo kanë mbizotëruar çmimet më të mira të lojtarëve në botë për kaq shumë vite, është e vështirë të kujtosh kohën para tyre”, ka thënë fillimisht Xavi për The Mirror.

Southgate: Sterling do të bëhet më i miri në botë
Lexo po ashtu Southgate: Sterling do të bëhet më i miri në botë

“Messi është më i miri ndonjëherë për mua – dhe edhe pse të dy akoma janë duke luajtur në një nivel shumë të lartë – do të vijë dita jo shumë larg, kur dikush tjetër duhet të futet në ato këpucë”.

Xavi e sheh Sterlingun si pasues të Messit dhe Ronaldos

“Ju shikoni lojtarët e rinj që mund të kurorëzohen në të ardhmen si më të mirët në botë dhe ju ende mendoni për Neymar, Mbappe, Salah, dhe natyrisht Sterling”.

“Unë e shoh këtë moment – dhe Sterling po fiton atë garë”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/