LAJMI I FUNDIT:

Southgate: Sterling do të bëhet më i miri në botë

Southgate: Sterling do të bëhet më i miri në botë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbështetur sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling për të tejkaluar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon dhe për t’u njohur si futbollisti numër 1 në botë.

Me Messin që ka 32 vjet dhe Ronaldo 34 vjeç, duke hyrë në muzgun e karrierës së tyre, gara për të zënë vendin e dyshes për të qenë futbollisti më i mirë në botë po nxehet.

Por, trajneri i Anglisë Southgate beson se Sterling ka atë aftësi për t’u bërë më i miri i botës edhe pse ka kundërshtar të fortë.

'Dashuria' e Aro Muric me Sterling bëhet virale
Lexo po ashtu 'Dashuria' e Aro Muric me Sterling bëhet virale

“Për sa i përket mundësisë që ai ta përmbushë atë, ai do t’i japë vetes çdo shans për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Southgate.

“Padyshim që ekzistojnë disa lojtarë të shquar përreth tij si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Messi dhe Ronaldo”.

Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe
Lexo po ashtu Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe

“Por ai tani ka marrë timonin në dorë, e ka profesionalizmin, e ka aftësinë”.

“Ai është i fortë fizikisht dhe mendërisht”, përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/