LAJMI I FUNDIT:

Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe

Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe

Raheem Sterling ka bërë një fillim mjaft të mirë në edicionin 2019/20. Ai fillimisht shënoi kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit, në Community Shield në Wembley.

Pastaj, në ndeshjen e parë të Ligës Premier, Sterling shënoi një het-trik ku City fitoi ndaj West Ham 5-0 në Stadiumin e Londrës.


Sterling ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por a mund të kalojë ai në një nivel tjetër?

Sipas Observatorit të Futbollit (CIES), Sterling tani është më i vlefshëm se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Për herë të parë në karrierën e tij, Sterling e ka tejkaluar Messin, pasi tani ka vlerë prej 207.8 milionë euro. Mosha e Messit ka bërë që shifra e tij të bie në 167.4 milionë euro.  /Telegrafi/

20 lojtarët më të vlefshëm në futboll

1 | Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain | 252 milionë euro

2 | Mohamed Salah | Liverpool |  219.6 milionë euro

3 | Raheem Sterling | Manchester City |  207.8 milionë euro

4 | Lionel Messi | Barcelona |  167.4 milionë euro

5 | Jadon Sancho | Borussia Dortmund |  159.4 milionë euro

6 | Sadio Mane | Liverpool | 157.8 milionë euro

7 | Harry Kane | Tottenham | 155.2 milionë euro

8 | Roberto Firmino | Liverpool |  144.2 milionë euro

9 | Antoine Griezmann | Barcelona | 143.8 milionë euro

10 | Leroy Sane | Manchester City | 137.1 milionë euro

11 | Bernardo Silva | Manchester City | 136.9 milionë euro

12 | Gabriel Jesus | Manchester City | 130.6 milionë euro

13 | Trent Alexander-Arnold | Liverpool | 130.2 milionë euro

14 | Philippe Coutinho | Barcelona | 129.4 milionë euro

15 | Romelu Lukaku | Inter Milan | 125.2 milionë euro

16 | Paul Pogba | Manchester United | 125.1 milionë euro

17 | Neymar | Paris Saint-Germain | 124.7 milionë euro

18 | Marcus Rashford | Manchester United | 123.5 milionë euro

19 | Eden Hazard | Real Madrid | 120.7 milionë euro

20 | Cristiano Ronaldo | Juventus | 118.1 milionë euro

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori