LAJMI I FUNDIT:

Xavi pranon se me fitoren ndaj Osasunas, Barcelona ka bërë hap gjigant për fitimin e titullit

Xavi pranon se me fitoren ndaj Osasunas, Barcelona ka bërë hap gjigant për fitimin e titullit

Barcelona po i afrohet titullit të parë në La Liga në katër vjet. Fitorja e së martës ndaj Osasunës i ka larguar ata në 14 pikë më shumë se Real Madridi në krye të tabelës, me pesë ndeshje të mbetura për të luajtur.

Los Blancos mund të mbyllin diferencën në 11 me fitoren ndaj Real Sociedad të martën në mbrëmje, por megjithatë, është një fitore e madhe për Barcelonën.


Duke folur pas ndeshjes, Xavi Hernandez ishte i frustruar me aftësinë e përfundimit të ekipit të tij në Spotify Camp Nou.

Barcelona marshon drejt titullit me fitore ndaj Osasunas
Lexo po ashtu Barcelona marshon drejt titullit me fitore ndaj Osasunas

“Mendoj se kemi vuajtur shumë. Kemi humbur raste shumë të mira. Ata janë mbrojtur mirë, por në fund ka ardhur goli i Jordit”, ka deklaruar ai.

Xavi gjithashtu pranoi se Barcelona tani është në distancë të afërt për të fituar titullin e La Ligës.

Notat e lojtarëve: Barcelona 1-0 Osasuna, De Jong e Alba më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Barcelona 1-0 Osasuna, De Jong e Alba më të mirët

“Është një hap shumë i rëndësishëm. La Liga pothuajse është fituar. Këto gjashtë pikë (Real Betis dhe Osasuna) ishin shumë të rëndësishme për ne pas humbjes në Vallecas. Tani ne jemi duke pritur për atë që ndodh në San Sebastian. Këto gjashtë pikë janë një hap gjigant”, ka shtuar Xavi

Nëse Real Madrid humbet pikë në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme, Barcelona mund të fitojë titullin e La Ligës më 14 maj, kur do të përballet me Espanyol në Derbi Barceloni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori