LAJMI I FUNDIT:

Xavi dëshiron transferimin e dyshes Ziyech dhe Coman

Xavi dëshiron transferimin e dyshes Ziyech dhe Coman

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi, është i zënë me hartimin e listës së lojtarëve që ai shpreson të nënshkruajë në muajt e ardhshëm.

Legjenda e klubit ka marrë përsipër detyrën e trajnerit disa ditë më parë pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman.


Spanjolli tani ka detyrën të udhëheqë epokën pas Lionel Messit te gjigantët katalanas dhe nuk do të jetë aspak e lehtë pas një nisje jo të mirë të sezonit.

Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Xavit
Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Xavit

Xavi tashmë ka filluar të mendoj për ndryshime dhe afati kalimtar i janarit mund të sjell transferimet e para të trajnerit spanjoll.

Sipas mediumit Diario Sport, Xavi synon transferimin e yllit të Chelseat, Hakimi Ziyech dhe atij të Bayern Munich, Kingsley Coman në dimër ose verën e ardhshme.

Dilema e parë e Xavit te Barcelona: Si do ta vendos mesfushën?
Lexo po ashtu Dilema e parë e Xavit te Barcelona: Si do ta vendos mesfushën?

Barcelona gjithashtu ka qenë e lidhur me Raheem Sterling të Manchester Cityt dhe të riun e RB Leipzig, Dani Olmo.

Ziyech është lojtari më i arritshëm nga këta lojtarë, pasi ai ka luftuar për kohën e lojës te Chelsea këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori