LAJMI I FUNDIT:

Wolverhamptoni interesohet për Nacho Fernandez

Wolverhamptoni interesohet për Nacho Fernandez
(Foto: Getty Images)

Wolverhampton Wanderers është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernandez.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle, Defensa Central, për lojtarin e ardhmja e të cilit nuk qëndron në Santiago Bernabeu.


Kontrata e 32-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, ashtu që ai duhet t’i shqyrtojë opsionet e tij.

(Foto: Instagram/nachofdez90)

Mbrojtësi i majtë mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit, prandaj Wolves janë vënë në alarm.

Përndryshe, ai do të mund të largohet në afatin e qershorit si transfer i lirë me parametra zero. /Telegrafi/