LAJMI I FUNDIT:

Willian refuzon rinovimin e kontratës me Chelsean – pritet të kalojë te Barcelona në verë

Willian refuzon rinovimin e kontratës me Chelsean – pritet të kalojë te Barcelona në verë

Willian thuhet se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Chelsean dhe do të largohet në fund të këtij sezonit.

Anësori brazilian nuk po luan standard te skuadra londineze dhe koha e tij në Stamford Bridge duket se ka përfunduar.


Kontrata e 31-vjeçarit te The Blues skadon më 30 qershor të këtij viti, derisa Barcelona vazhdon të jetë në ndjekje të tij.

Blaugranasit ka disa afate që tentojnë të transferojnë Willianin, por është ky i fundit që ka refuzuar kalimin në Camp Nou.

Barcelona rikthen interesimin për Willianin
Lexo po ashtu Barcelona rikthen interesimin për Willianin

Por, duket se kampioni i La Liga-s nuk ka qenë asnjëherë më afër transferimit të tij dhe në verë mund ta sjellë atë në Spanjë.

Frank Lampard do të lejojë largimin e Willianit, pasi dëshiron të bazohet më shumë në lojtar të ri dhe që dëshirojnë të japin kontribut më të madh për skuadrën. /Telegrafi/