LAJMI I FUNDIT:

Willian preferon transferimin te Tottenhami para Juventusit

Willian preferon transferimin te Tottenhami para Juventusit

Ylli i Chelseat, Willian, dëshiron të qëndrojë në Londër nëse do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

Willian dhe Chelsea kanë zhvilluar bisedime të shumta për kontratën e re, me Blutë që i ofrojnë atij një marrëveshje dy-vjeçare, ndërsa ai kërkon tre.


Kontrata aktuale e sulmuesit anësor do të skadojë në qershor dhe ai favorizon të mbetet në Londër.

Mourinho i vendosur të transferojë Willianin te Totenhami
Lexo po ashtu Mourinho i vendosur të transferojë Willianin te Totenhami

Sipas gazetës Tuttusport, një ribashkim i Willian me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho në Tottenham tani është në i mundshëm.

Willian dhe Mourinho

Juventusi është gjithashtu i interesuar, por ndërmjetësit thonë se përparësia e Willian është të mbetet në Londër.

Lojtari një kohë është kërkuar edhe nga Barcelona. /Telegrafi/