Aktori hollivudian, Will Smith, ka postuar në Instagram për herë të parë pasi i kërkoi falje publike Chris Rockut për incidentin që ndodhi në Oscars të këtij viti.

Reklama

Ai publikoi një video humoristike, ku tregonte një gorillë foshnje që ngacmonte një gorillë shumë më të madhe duke ia prekur butësisht pjesën e pasme.

“Unë duke u përpjekur të rikthehem në rrjetet sociale”, është mbishkrimi i videos.

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Postimi i tij ka marrë më shumë se 1.7 milionë pëlqime, ndërsa kjo video i ka bërë të qeshin fansat e tij të shumtë.

U dënua me muaj të tërë pezullim për shkak të skandalit në "Oscars", Will Smith rikthehet sërish në Netflix U dënua me muaj të tërë pezullim për shkak të skandalit në "Oscars", Will Smith rikthehet sërish në Netflix

Edhe gjatë ditës së sotme (e diel), aktori ka shpërndarë një tjetër video, në të cilën shfaqet duke kapur një merimangë të madhe.

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Reklama

Kujtojmë se Will Smith dhe Jada Pinkett Smith së fundmi janë parë së bashku në publik për herë të parë pas skandalit në Academy Awards.

Reklama
Will Smith dhe Jada shihen së bashku për herë të parë që nga shuplaka famëkeqe në “Oscars” Will Smith dhe Jada shihen së bashku për herë të parë që nga shuplaka famëkeqe në “Oscars”

Për kujtesë, skandali në Oscars ndodhi kur Will e goditi komikun Chris Rock për një shaka me bashkëshorten e tij. /Telegrafi/