LAJMI I FUNDIT:

Wilder e ka befasuar Luan Krasniqin, shpreson ta shohë ndaj Joshuas (Foto)

Wilder e ka befasuar Luan Krasniqin, shpreson ta shohë ndaj Joshuas (Foto)

Deontay Wilder e ka befasuar ish-boksierin, Luan Krasniqim me boksin e treguar në fitoren e mbrëmshme kundër Bermane Stivernen.

Wilder ka arritur të mbrojë titullin e kampionit për pesha të rënda në kategorinë WBC, të cilin e fitoi para dy vjetësh, pikërisht kundër Sternit.


Krasniqi përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook ka pohuar se shpreson që ta shohë Wilderin kundër Anthony Joshuas, për të kuptuar se kush është më i miri i botës.

“Performancë e shkurtër, por mbresëlënëse nga Deontay Wilder. Shpresoj që të ndodhë tani dueli me Anthony Joshuan. Pasi do të sqarohej se kush është numri 1 i padiskutueshëm në peshat e rënda”, ka shkruar Krasniqi.

Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, ku të vetmin qe e ka me pikë, është ndaj Stiverne tre vjet më parë.

Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)
Lexo po ashtu Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)

Kujtojmë se Joshua ditë më parë triumfoi me nokaut teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takamit.

Mbetet të shihet nëse do ta shohim një duel mes këtyre dy titanëve të boksit, edhe pse mediat raportojnë se një gjë e tillë mund të ndodh gjatë vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori