LAJMI I FUNDIT:

West Hami dëshiron Candrevan

West Hami dëshiron Candrevan
Candreva gjatë ndeshjes kundër Milanit në Giuseppe Meazza (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

West Ham Unitedi ka rikthyer interesimin për Antonio Candrevan.

Italiani ishte cak i klubit anglez edhe verën e fundit, por në fund lojtari vendosi të qëndrojë te klubi nga Giuseppe Meazza.


Por, pasi konkurrenca te zikaltrit është rritur shumë në sezonin e fundit, 31-vjeçari çdo herë e më pak po luan për skuadrën e Luciano Sapllettit.

Candreva gjatë një dueli me Lucas në ndeshjen Inter-Tottenham në LK (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu në ato pak minuta që ka, në shumicën e rasteve ai është cak i shumë kritikave për lojën e dobët.

Përkundër kësaj West Hami ka vendosur t’i jap një tjetër shans Candrevas dhe këtë herë mundësitë që transferimi të finalizohet janë shumë më të mëdha.

Ranieri e do Candrevan te Fulhami
Lexo po ashtu Ranieri e do Candrevan te Fulhami

Antonio iu bashkua klubit nga Milano në verën e 2016 nga Lazio për 22 milionë euro.

Në të kaluarën ai ka luajtur edhe për Cesenan, Parman, Juventusin, Livronon, Udinesen dhe Ternanan. /Telegrafi/