West Ham United - Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë londinez

West Ham United është nikoqir i Chelseat në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Dy skuadrat londineze do të takohen në Olympic Stadium të Londrës në një sfidë që pritet e zjarrtë, duke marrë parasysh edhe rivalitetin e madh që kanë mes vete ekipet.
Kjo ndeshje i gjen dy ekipet në pjesën e epërme të tabelës, me West Hamin që ndodhen në vendin e katërt, derisa Chelsea mbanë kryesimin, por që diferenca është nëntë pikë.
'Çekanët' nuk dinë për fitore në tri sfidat e fundit, duke i humbur dy nga to dhe duke barazuar në një tjetër.
Në anën tjetër Chelsea nuk di për humbje tetë takimet e fundit, ku ka marrë gjashtë fitore e dy barazime.
Formacionet zyrtare:
West Ham United: Fabianski, Coufal, Zouma, Dawson, Diop, Johnson, Soucek, Rice, Lanzini, Bowen, Antonio.
Chelsea: Mendy, James, Christensen, Thiago Silva, Rudiger, Alonso, Jorginho, Loftus-Cheek,Mount, Ziyech, Havertz.
/Telegrafi/






















































