LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Mkhitaryan është lojtar i kompletuar

Wenger: Mkhitaryan është lojtar i kompletuar

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur mjaft i kënaqur me transferimin e Henrikh Mkhitaryan.

Armeni kaloi te Arsenali si pjesë e një marrëveshje shkëmbyese që përfshiu kalimin e Alexis Sanchezit në Old Trafford.


Mkhitaryan u shpreh i kënaqur me kalimin e tij te Arsenali, por edhe më i kënaqur u shpreh Wenger.

Tekniku i Arsenalit vlerësoi lart mesfushorin si një lojtar të kompletuar.

“Henrikh është lojtar shumë i kompletuar”.

“Ai krijon shumë raste, ai mbron mirë, ai mund të absorbojë distancat dhe është shumë i përkushtuar”.

“Më duhet që të them se ai është një lojtar që i ka të gjitha atributet”, deklaroi Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/