LAJMI I FUNDIT:

The Weeknd ndryshon emrin, vendos t’u rikthehet rrënjëve të tij etiopiane

The Weeknd ndryshon emrin, vendos t’u rikthehet rrënjëve të tij etiopiane
(Foto: Instagram/theweeknd)

Muzikanti i njohur, The Weeknd, e ka ndryshuar emrin artistik në rrjetet sociale dhe është kthyer në emrin e tij të vërtetë, Abel Tesfaye.

Gjegjësisht, ylli i muzikës pop muajin e kaluar i ka pyetur fansat në Twitter për mendimin e tyre për këtë ndryshim në karrierën e tij.


Ndryshimi i emrit vjen pasi fituesi i shumë çmimeve tha për mediat se nuk dëshiron të njihet nga emri i artit. Ai më parë është shprehur se e mori pseudonimin si adoleshent kur la shkollën një fundjavë dhe nuk u kthye më.

“Po kaloj një udhëtim katartik tani. Po vij në një vend dhe një kohë ku jam gati të mbyll kapitullin e emrit artistik ‘The Weeknd’. Si Weeknd, kam thënë gjithçka që mund të them”, duke deklaruar se albumi i radhës do të jetë i fundit me këtë emër.

The Weeknd thyen rekordin Guiness si artisti më i dëgjuar në histori
Lexo po ashtu The Weeknd thyen rekordin Guiness si artisti më i dëgjuar në histori

33-vjeçari, i lindur në Toronto nga një familje emigrantësh etiopianë, u bë i famshëm pasi ngarkoi këngët e tij të para në YouTube në vitin 2010, duke treguar anën e errët të muzikës R&B.

Gjatë karrierës ka fituar katër Grammy, ka më shumë se 45 këngë dhe albume platini, ndërsa në mars 2023, Libri i Rekordeve Guinness e shpalli atë artistin më të njohur në botë për shkak të numrit të dëgjuesve mujorë që ka në Spotify. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori