LAJMI I FUNDIT:

The Weeknd është përballur me ankthin, saqë është dashur të dehet për të dalë në skenë

The Weeknd është përballur me ankthin, saqë është dashur të dehet për të dalë në skenë

Është e sigurt se The Weeknd, emri i të cilit është Abel Tesfaye, ka arritur statusin e një superylli – por ai nuk ka qenë gjithmonë aq i sigurt me veten e tij.

Kur 26-vjeçari filloi karrierën e tij, ai vendosi për të përdorur nofkën The Weeknd, sepse kjo i ka ndihmuar të jetë më misterioz.


Ai madje ka pranuar se ka konsumuar alkool për një kohë për ta ndihmuar atë të përballet me ankthin para performancave. Kur nisi të bëhej edhe më i njohur, ai ishte përballur me frikën, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam konsumuar alkool dhe kam dalë në skenë i dehur për shkak të nervave. Ju duhet të luftoni me frikën”, ka thënë këngëtari në një intervistë me Zane Lowe.

“Kam një ekip të mirë. Është mirë që të keni një ekip të mirë. Sidomos një ekip me të cilin jeni rritur”, ka shtuar ai duke iu referuar mbështetjes nga miqtë dhe familja.