LAJMI I FUNDIT:

Washington do të nderohet për vepër jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit

Washington do të nderohet për vepër jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit
Denzel Washington (Photo by Christopher Polk/Getty Images)

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka bërë të ditur se në ceremoninë rashës do ta nderojë Denzel Washingtonin me çmimin për vepër jetësore.

Në karrierën e tij të gjatë prej katër dekadash, aktori i famshëm ka marrë plot nëntë nominime për çmimin Oscar.


Denzel Washington (Photo by Ilya S. Savenok/Getty Images for Tony Awards Productions)

Nga to, dy herë e ka fituar çmimin më prestigjioz që u ndahet aktorëve. Në vitin 1989, ai u nderua me Oscar për rolin dytësor në filmin “Glory”, ndërsa në vitin 2001 u vlerësua për paraqitjen e tij në filmin “Training Day”.

Lajmet për Denzel Washington
Lexo po ashtu Lajmet për Denzel Washington

Për më shumë, gjatë karrierës ndër të tjera, ai ka fituar edhe tri çmime Golden Globe dhe një çmim Tony.

Washington do të jetë fituesi i 47-të me radhë i çmimit AFI, të cilin e kanë fituar emra të njohur të ekranit.

Denzel Washington (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)

Disa prej tyre janë emra të mëdhenj, si Mel Brooks, Robert De Niro, Meryl Streep e Alfred Hitchcock.

Këtë vit, cmimi i takoi George Clooneyt, ndërsa ceremonia e radhës do të zhvillohet më 6 qershor 2019 në Los Angeles. /Telegrafi/