LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara pajtohet me Mauro Icardin: Nuk kam asgjë nëse nuk e kam atë

Wanda Nara pajtohet me Mauro Icardin: Nuk kam asgjë nëse nuk e kam atë
Foto: Instagram

Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se janë rikthyer bashkë sërish.

Modelja argjentinase tha se ajo dhe futbollisti ranë dakord të divorcoheshin përpara se të bënte një kthesë pas një letre të dërguar nga sulmuesi argjentinas.


Ylli televiziv mësoi se u tradhtua nga bashkëshorti i saj me modelen China Suarez, gjë që nxiti të bënte një reagim në rrjete sociale me përshkrimin “një familje tjetër që shkatërrove për një prostitutë”.

View this post on Instagram

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Icardi më pas mungoi në stërvitjet e Paris Saint-Germain dhe hoqi nga lista e ndjekësve të gjithë, përveç Naras, e cila është gjithashtu agjente e tij, teksa u përpoq të shpëtonte martesën e tyre.

Tani duket se çifti janë kthyer së bashku duke qenë se biondja publikoi një foto të tyre për 9.6 milionë ndjekësit e saj.

I përfshirë në krizën mes Icardit dhe Wanda Naras - Eros Ramazzotti thyen heshtjen teksa flet për raportin me gruan e futbollistit
Lexo po ashtu I përfshirë në krizën mes Icardit dhe Wanda Naras - Eros Ramazzotti thyen heshtjen teksa flet për raportin me gruan e futbollistit

Ajo shpjegoi situatën e tyre teksa shkruante: “Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa të mirë dhe sa të lumtur ishim”.

“Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorc. Kur e kuptoi që nuk kishte kthim mbrapa, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndaheshim ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kaq shumë dhimbjeve”.

“Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk më kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj që të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur’”.

“Dhe aty kuptova diçka, duke pasur gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se kjo kohë e keqe që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje”, vazhdoi më tej modelja.

Historia e dashurisë nisi fillimisht kur Icardi luante për skuadrën italiane Sampdoria dhe Nara ishte martuar me shokun e tij të skuadrës dhe bashkëlojtarin argjentinas, Maxi Lopez.

Ata u martuan në 2014 dhe kanë së bashku dy fëmijë, me tre të tjerët e Naras që i ka me Lopezin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori