LAJMI I FUNDIT:

Wanda: Juve ofroi 50 milionë për Icardin, këto klube e duan atë

Wanda: Juve ofroi 50 milionë për Icardin, këto klube e duan atë

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka bërë pohime sensacionale së fundmi.

Ajo ka treguar se Tottenhami, Atletico Madridi, Roma dhe Napoli kanë bërë oferta për bashkëshortin e saj, kurse kulmin e arriti Juventusi që ka bërë gati 50 milionë euro për lojtarin.

“Njerëzit tentojnë të më bëjnë mua agjente të çmendur. Ka shumë oferta ëpr të, por nuk është puna ime të negocioj me klube tjera. Roli im është të diskutoj për kontratën e Icardit”.


“Unë e di se Atletico Madridi, Tottenhami dhe Arsenali kanë bërë oferta. Tani aty kanë qenë edhe Napoli dhe Roma”.

“Javën e kaluar drejtori i Juventusit, Fabio Partiici u takua me drejotrin e Interit, Ausilion dhe e ka pyetur për Icardin, duke ia ofruar atij 50 milionë euro për të. Do të thonë se kjo nuk është e vërtetë, por unë nuk kam pse të gënjej”.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Unë do të flas me pronarët kinezë sa më shpejt që është e mundur. Ata nuk duan ta shesin Icardin, ai është simbol dhe fakti i Interit të sotëm. Ai është sikur Paul Pogba te Juventusi”.

“Pse nuk vjen Interi dhe t’ia japë atë që i është premtuar? Fjalët vlejnë më shumë se kontrata. Mauro është kontaktuar nga zëvëndëspresidenti, Javier Zanetti, dhe ai i ka thënë të mos brengoset, por se gjërat do të zgjidhen. Unë e di se ai do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur atë”.

“Icardi ka forcë dhe karakter të madh. Ai nuk do të largohet, por mund të qëndrojë edhe gjithë jetën te Interi. Sidoqoftë, ne kemi nevojë për qartësime dhe respektin për premtimet e bëra”.

“Tifozët nuk janë budalla dhe unë nuk jam një e çmendur që thotë gjëra palidhje. Nëse Mauro Icardi ka vlerë 60 milionë euro, atëherë ai meriton pagë më të mirë. Premtimet duhet të mbahen”, deklaroi bashkëshortja e Icardit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori