LAJMI I FUNDIT:

Votohet ligji për kinematografi në Kuvendin e Kosovës

Votohet ligji për kinematografi në Kuvendin e Kosovës
Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në Kuvendin e Kosovës të enjten është miratuar ligji për kinematografi.

Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Kinematografinë. Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se Projektligji do të fuqizojë filmin në Kosovë dhe hap rrugë për investime të huaja.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur edhe anëtarja e komisionin për kulturë, rini dhe sport, Adriana Matoshi, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, aktorja e shumë projekteve të suksesshme kinematografike, ka përshëndetur kolegët e saj, teksa i ka uruar për votimin e këtij ligji.

“Pas nje procesi shume te gjate e me plot veshtiresi, sot votuam perfundimisht ligjin e ri per kinematografi.
Sot po ndihem e plotesume ne dy menyra.
Si deputete e perfaqesuese e komunitetit ne Kuvend te Kosoves, shume e gezume qe ia arritem te behemi bashke edhe me opoziten per ta votu nje ligj kaq te nevojshem per industrine e kinematografise. Falemnderuese edhe per te gjithe akteret institucional dhe artistet qe kane ndihmu me u shkru ky ligj ashtu qe me iu pergjigj nevojave te industrise.
Si artiste, tejmase e gezume qe kinematografia po e merr vemendjen e meritume. Cilesia e prodhimtarise tone kinematografike, me suksese qe secili vend i enderron, ma ne fund po e merr mbeshtetjen ligjore e shteterore. E di qe dita e sotme ka me qene motiv shtese per krejt artistet, producentet, regjisoret, skenaristet, kostumografet e skenografet, me vazhdu me kriju dhe me enderru edhe ma shume. Urime kolegeve te mi, e na shkoft mbare”, ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Magazina
Kalo në kategori