LAJMI I FUNDIT:

Voska Sport – Shkupi, Fatih Ismaili: Luaj ndaj skuadrës ku kam kaluar momentet më të mira

Voska Sport – Shkupi, Fatih Ismaili: Luaj ndaj skuadrës ku kam kaluar momentet më të mira

Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së 8-të në kuadër të Superligës së Maqedonisë së Veriut është ajo që do të zhvillohet nesër në qytetin e Ohrit, ndërmjet Voska Sportit dhe Shkupit.

Nga tabori i ekipit debutues në elitë, ka folur mbrojtësi Fatih Ismaili, por për të njejtin kjo ndeshje është tejet e vështirë dhe emocionuese, pasi përballet ndaj ish-skuadrës së tij, tek të cilët ishte kapiten dhe riktheu titullin e kampionët pas 21 viteve.


“Një ndeshje shumë e vështirë për ne si skuadër, por edhe për mua personalisht. Do luaj ndaj ish skuadrës time, aty ku kam kaluar momentet më të mira të karrierës. Megjithatë futbolli këtë e ka, një ditë je me një skuadër, një ditë tjetër në një skuadër ndryshe. Tash unë jam pjesë e Voska Sport dhe normal që do luftojë për këtë fanellë. Si skuadër mendoj se kemi potencial dhe forcë për të surprizuar ekipin e FC Shkupit, mirëpo kjo do varet gjithnjë edhe nga qasja jonë në lojë dhe përmbushja e kërkesave të trajnerit. Nëse këto dy gjëra plotësojmë në përpikshmëri, besoj se në fund mund të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj FC Shkupit.”, ka thënë Fatih Ismaili.

Ndeshja ndërmjet Voska Sport – Shkupi do të luhet nesër në stadiumin e qytetit të Ohrit, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori