LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Bitcoinit bie nën 10 mijë dollarë

Vlera e Bitcoinit bie nën 10 mijë dollarë

Vlera e një Bitcoini ra nën 10 mijë dollarë pas një zhvlerësimi masiv të të gjitha kriptovalutave.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, brenda 24 orëve të fundit ra me 7 për qind dhe po shkëmbehet me 9,400 dollarë.

Edhe top dhjetë kriptovalutat tjera ranë deri 12.5 për qind të vlerës. Ethereum u ndalua në 169 dollarë nga 187 dollarë që ishte po ditën e djeshme.

Që nga fillimi i vitit Bitcoin është rritur me 150 për qind, pjesërisht ndihmuar edhe nga prezantimi i projektit Libra nga Facebook. /Telegrafi/