LAJMI I FUNDIT:

Vjen në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West

Vjen në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West
Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian dhe Kanye West tani kanë një familje gjashtë anëtarëshe.

Ylli i reallity show-t “Keeping up eith the Kardashians”, njoftoi përmes një statusi në rrjetin social Twitter, për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt të premten.


Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Jenny Anderson/Getty Images/Guliver)

“Ai është këtu dhe është i përsosur!”, ka shkruar ajo për 60 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në një status tjetër, Kim ka shkruar se fëmija i sapoardhur në jetë duket komplet si vajza e tretë, Chikago.

“Ai është gjithashtu binjaku i Chikagos. Jam e sigurt që ai do të ndryshojë shumë, por tani ai duket krejt si ajo”, ka shkruar Kim në Twitter.

Fëmija i tyre i katërt erdhi në jetë përmes një nënse surrogate (zëvendësuese).

Zëvendësuesja e çiftit hyri në laboratorin e lindjes të enjten. Kardashian West konfirmoi në janar të këtij viti se ajo dhe Kanye po prisnin një djalë.

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Çifti ka tre fëmijë: North, pesë vjeçe, Saint, tre vjeç dhe Chikago, një vjeçe.

Chikago u lind gjithashtu nëpërmjet një nëne zëvendësuese për shkak të komplikimeve të mëparshme të Kimit me shtatzëninë. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto:Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori