LAJMI I FUNDIT:

“Viti më i mirë në karrierën time” – kështu thotë Lukaku pas shpalljes së Interit kampion në Serie A

“Viti më i mirë në karrierën time” – kështu thotë Lukaku pas shpalljes së Interit kampion në Serie A

Romelu Lukaku pranon se ky ka qenë viti më i mirë i karrierës së tij, pasi fitoi Scudetton me Interin.

Sulmuesi iu gëzua pamasë triumfit në Serie A, e cila u arrit pasditen e së dielës kur Atalanta nuk arriti të mposhtte Sassuolon.


Ai madje u bashkua me tifozët që vozisnin rreth qytetit të Milanos me një flamur të Interit, duke e tundur atë nga dritarja e tij dhe duke kënduar së bashku.

Lukaku iu bashkua tifozëve të Interit në festën për titullin e Serie A
Lexo po ashtu Lukaku iu bashkua tifozëve të Interit në festën për titullin e Serie A

“Unë jam aq i lumtur për të gjithë tifozët e Interit në botë, për ekipin, stafin, Presidentin dhe të gjithë”, ka thënë Lukaku për Sky Sport Italia.

“Ishte një vit i mrekullueshëm për ne, unë jam me të vërtetë krenar që kam luajtur për Interin. Doja të dilja këtu dhe të festoja së bashku me njerëzit. Unë i thashë mikut tim se kjo ishte mënyra më e mirë për ta përjetuar, për të qenë atje me tifozët”.

Lukaku ka vendosur për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Lukaku ka vendosur për të ardhmen e tij

“Për mua dhe shumë prej shokëve të mi të skuadrës, ky është titulli ynë i parë në kampionat, kështu që është një moment që kemi dashur ta ndajmë me ta”.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Manchester United u pyet nëse ky ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij.

“Edhe viti i kaluar ishte i mirë, por ky ishte më i miri në karrierën time. Është e mrekullueshme dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Unë dua të falënderoj të gjithë, unë jam me të vërtetë i lumtur”, ka shtuar më tej belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori