Videoja e kryeministrit armen bëhet virale, ai e "shijoi" hitin e reperit të famshëm dhe bëri shumë njerëz të qeshnin me reagimet e tij

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e regjistroi veten duke dëgjuar hitin "Mask Off" nga reperi amerikan Future, dhe videoja pushtoi rrjetet sociale.
Ai po e dëgjonte këngën ndërsa po ngiste makinën. Kishte një shprehje serioze në fytyrë, gjë që i bëri shumë përdorues të Instagram-it të qeshnin.
“Mirëmëngjes, kalofshi një ditë të mbarë dhe ju dua të gjithëve”, tha ai në përshkrimin e videos, e cila ka mbledhur pothuajse pesë milionë shikime dhe 270,000 pëlqime në rrjetin social të lartpërmendur.
“Le ta pranojmë që ka shije të mirë muzikore”, “Ai mendon se është në një videoklip”, “Ai imagjinon se është në një film, por për momentin është vetëm një xhirim”, janë disa nga komentet.
Videoja u nda edhe nga Future në profilin e tij në Instagram. Ai e publikoi këtë këngë në vitin 2017 në albumin e tij të pestë. Nikol Pashinyan tani e ka "ringjallur" atë përsëri. /Telegrafi/





























































