LAJMI I FUNDIT:

Videoja bizare – në prani të vajzës së saj, Jada rrëfen me krenari se gjyshja ia mësoi vetëkënaqësinë kur ishte nëntëvjeçare

Videoja bizare – në prani të vajzës së saj, Jada rrëfen me krenari se gjyshja ia mësoi vetëkënaqësinë kur ishte nëntëvjeçare
(Foto: IOL/Instagram)

Pas skandalit në ‘Oscars 2022’, familja Smith vazhdon të jetë e përfolur dhe çdo ditë shfaqen regjistrime të reja, të cilat sipas shumëkujt janë dëshmi se diçka nuk është në rregull me atë familje.

Në Twitter është shpërndarë një video, në të cilën gruaja e Will, Jada Pinkett Smith, tregon me krenari në prezencë të vajzës dhe nënës së saj, se si ishte mësuar të masturbonte që në moshën nëntëvjeçare. Për t’i bërë gjërat më të çuditshme, këtë ia kishte mësuar gjyshja.


“Gjyshja ime ma mësoi vetëkënaqësinë, sepse donte që unë të dija që kënaqësia vinte nga unë. Ajo nuk donte që unë të bija në krahët e një maskulli edhe nëse më jepte kënaqësi, të mendonte se ai është meritor për këtë. Dhe këtë ma mësoi kur isha nëntëvjeçare”, thotë e Jada e entuziazmuar në emisionin e saj, ku është e pranishme edhe vajza Willow Smith.

“Kjo është kaq e neveritshme”; “Çfarë po ndodh me këtë familje?”; “Kjo është kaq e keqe”; “A nuk është fjala për abuzimin e fëmijëve?” – janë disa prej komenteve.

August Alsina flet për aferën me Jada Pinkett Smith në këngën e re - teksa planifikon të shkruaj një libër për të rrëfyer jetën e tyre seksuale
Lexo po ashtu August Alsina flet për aferën me Jada Pinkett Smith në këngën e re - teksa planifikon të shkruaj një libër për të rrëfyer jetën e tyre seksuale

Ndryshe, Will dhe Jada jetojnë në një martesë të hapur. Në vitin 2020 doli në dritë historia e lidhjes me një shok të djalit të saj, Jaden Smith. Këngëtari August Alsina rrëfeu në emisionin “The Breakfast Club” se ka pasur aferë prej vitesh me aktoren, e cila është 21 vite më e madhe se ai.

“Isha i dashuruar me të. Një ditë fola me burrin e saj, Will dhe ai ma dha bekimin e tij. Ne u bëmë shumë të afërt. Unë iu përkushtova asaj dhe dhashë gjithçka në atë marrëdhënie”, kishte pohuar August duke pranuar madje se kishte shkuar në pushime në Havai me Jada dhe familjen e saj. /Telegrafi/

August Alsina dhe Jada Pinkett Smith (Foto: BET Awards/Marca)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori