LAJMI I FUNDIT:

Video e cila tregon ‘ndeshjen që e bëri Chelsean të blejë Mohamed Salah’ më 2013

Video e cila tregon ‘ndeshjen që e bëri Chelsean të blejë Mohamed Salah’ më 2013

Chelsea ka bërë disa gabime të tmerrshme kur bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve gjatë pesë apo dhjetë viteve të fundit dhe Mohamed Salah është njëri nga ta.

Largimi i Romelu Lukakut te Evertoni për 28 milionë funte në vitin 2014 nuk ishte biznes veçanërisht i shkëlqyeshëm, por dy marrëveshjet më të këqija, pa diskutim, përfshijnë Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah.


De Bruyne, të cilin shumë tifozë të futbollit e konsiderojnë tani mesfushorin më të mirë në botë, luajti vetëm nëntë herë për Blutë para se të transferohej te Wolfsburgu për vetëm 18 milionë funte.

Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’
Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Salah, ndërkohë, bëri vetëm 10 paraqitje më shumë se De Bruyne për Chelsean para se të shitej te klubi italian, Roma, për 16 milionë funte.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar 91 gola në 144 ndeshje për Liverpoolin që nga viti 2017 dhe do të hynte në çdo formacionin titullar në futbollin botëror.

Sot, De Bruyne dhe Salah vlerësohen me 216 milionë së bashku,  sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.

Salah, 21 vjeç në atë kohë, u nënshkrua nga Chelsea në janar të 2014 për 11 milionë funte, disa ditë pasi De Bruyne u largua për në Gjermani.

Anësori i shpejtë i kishte rënë në sy gjatë kohës së tij te klubi zviceran, Basel, duke shënuar nëntë gola në 47 ndeshje, ku njëra nga to gola u shënua kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve më 26 nëntor të vitit 2013.

Egjiptiani shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Baselit dhe kjo, sipas ScoutNationHDYouTube, ishte loja që bindi Blutë që ta nënshkruanin.

Më poshtë, ju mund të shihni pikat kryesore të tij nga ndeshja, të cilat janë parë pothuajse dy milion herë që nga ngarkimi. Klasi i tij dukej edhe në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori