LAJMI I FUNDIT:

Vidal arsyetohet para tifozëve të Interit dhe tregon pse e puthi logon e Juventusit

Vidal arsyetohet para tifozëve të Interit dhe tregon pse e puthi logon e Juventusit

Arturo Vidal ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Interit 2-0 përballë Juventusit.

Mesfushori kilian realizoi edhe golin e parë në këtë sfidë, por ajo që u bë virale në rrjet ishte një puthje e tij para ndeshjes.


Vidal ishte duke folur me mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe për një moment ai puthi logon e rivalëve të mëdhenj të Interit.

Kjo nuk u kapërdij asesi nga tifozët zikaltër të cilët kanë shpërthyer me kritika ndaj kilianit.

Megjithatë ka qenë vet futbollisti që është arsyetuar para tifozëve të Interity, duke thënë nuk ka qenë qëllimi i tij.

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër”, tha ai.

“Kjo puthje ishte një shenjë e dashurisë për një vëlla kam përjetuar momente të mira në futboll, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme së bashku dhe ne e duam njëri-tjetrin”, deklaroi Vidal.

Tutje kiliani ka thënë se e respekton Interin dhe tifozët e saj dhe se do të jap gjithçka për t’i arritur synimet e klubit.

“Unë respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit që besuan tek unë për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës dhe për të zhvilluar historinë e këtij klubi mahnitës. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë. Forca Inter”, deklaroi mesfushori kilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori